Këshilli komunal i Dübendorfit në Zvicër, ka larguar nga puna drejtoreshën sociale të SVP-së Jacqueline Hofer, pasi janë pranuar akuza të shumta kundër departamentit social
Pas akuzave të ripërtërira kundër zyrës së mirëqenies sociale në Dübendorf, këshilli komunal ka ndërmarr masa: Ai ka përjashtuar menjëherë drejtoren e entit social të SVP-së, Jacqueline Hofer. Deri në një njoftim tjetër, përgjegjës për ndihmën sociale do të jetë kryebashkiaku André Ingold (SVP).
Këshilli komunal ka vendosur që të ndahet me shefen e departamentit social “me marrëveshje të ndërsjellë menjëherë”, siç njoftoi të premten këshilli komunal.
Qyteti i Dübendorfit ka qenë cak i mediave disa herë në të kaluarën, me ankesa të zyrës së mirëqenies sociale, informon Shtegu.com. Pretendimet e fundit për trajtimin nënçmues të përfituesve të mirëqenies sociale, erdhën nga fillimi i shtatorit.
Në atë kohë, “Tages-Anzeiger” raportoi se marrësit e mirëqenies sociale monitoroheshin tepër dhe bisedat regjistroheshin fshehurazi. Pas shpine, marrësit individualë etiketoheshin gjithashtu si “lavire të majme” dhe – në rastin e një të mbuluare me ferexhe – si “pinguin”.
Disponimi midis punonjësve thuhet se ishte i keq, gjë që çoi në një luhatje mbi mesataren. Prandaj këshilli komunal paralajëmroi një hetim të jashtëm. Në të njëjtën kohë, u inicua edhe një iniciativë e brendshme.