Vlerësohet se si rrjedhojë e modeleve patriarkale kulturore, shumica apo edhe e gjithë puna e grave në shtëpi dhe në fushë bën pjesë në obligime e tyre, ndërsa qasja ndaj buxhetit shtëpiak për gratë është e kufizuar
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 26 tetor – Gratë në vendbanimet rurale që ndihmojnë burrat në punë t e përditshme në bujqësi dhe blegtori, si dhe kryejnë punët në amvisëri, megjithatë nuk paguhen për mundin e tyre. Kjo është një “zakoni pashkruar ”, që vazhdon të jetë prezent jo vetëm në Maqedoninë e Veriut , por në të gjitha shtetet e rajonit.Vlerësohet se si rrjedhojë e modeleve patriarkale kulturore , shumica apo edhe e gjithë puna e grave në shtëpi dhe në fushë bën pjesë në detyrat e tyre, ndërsa qasja ndaj buxhetit shtëpiak për gratë është e kufizuar. Kjo është një traditë e trashëguar në tërë Ballkanin dhe vjen si rrjedhojë edhe e paragjykimeve dhe ndryshimit të ngadalshëm të mentalitetit të vjetër thonë përfaqësuesit e bujqve.
“Jo vetëm tek ne, por edhe në shtetet fqinje akoma nuk është ndërprerë një praktikë e vjetër dhe jo e mirë që nuk paguhet puna e gruas në vendbanimet rurale. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e traditës por edhe e vetë dijes së ulët për të përmirësuar pozitën e gruas. Bile gruaja nuk posedon as pronë në emër të vet dhe nuk paguan as kompensimet ndaj shtetit për sigurim shëndetësor dhe pensional”, thotë anë tari i Këshillit Drejtues të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani. Sipas tij, shteti duhet të mendojë dhe veprojë më fuqishëm që të përmirësojë pozitë n e gruas në vendbanimet rurale. “Kompetentë t duhet të stimulojnë me masa të ndryshme edhe regjistrimin e pronës për të dy bashkëshortët me qëllim që edhe gruaja të ketë mundë si të paguajë kontributet për dhjetë vite. Paraprakisht shteti duhet të paguajë për pesë vjet kontributet, me qëllim që në fund edhe gratë në vendbanimet rurale të kenë të drejtën e pensionit”, thekson Sinani.
Nga ana tjetër, analizat e Federatë s së Fermerë ve të Maqedonisë, tregojnë se kriza me korona virusin tek 85 për qind e grave në vendbanimet rurale ka shtuar punën edhe në fushë edhe në shtëpi. Njëherësh, gjysma apo 47 për qind e grave të papuna në vendbanimet rurale kryejnë punë jo të paguar në fermat familjare. “Kërkojmë realizimin e masë s 115 për anë tar aktiv femëror në ekonominë bujqësore të Programit për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019. Kërkojmë edhe sajimin e masave dhe politikave që do të jenë pjesë e Strategjisë së re bujqësore dhe zhvillim rural që sidomos do të përmirësojnë pozitë n ekonomike dhe sociale të gruas në vendbanimet rurale”, thotë Vaska Mojsovska, kryetare e Federatë s së Fermerë ve të Maqedonisë.
Ndryshe, një masë e tillë është vendosur nga viti i kaluar dhe përfshin grantin në vlerë prej 3000 euro. Ajo ka për qëllim të përmirësojë pozitë n ekonomike të gruas, të rrisë numrin e grave të regjistruara si fermere. Me këto mjete mund të blihet pajisje për aktivitetet pas grumbullimit të pemë perimeve, prodhimeve të drithërave, qumështi e mishit dhe përpunimeve të tyre, pajisje për ruajtjen, grumbullimin, pastrimin larjen, tharjen, konzervimin etiketimin dhe të ngjashme. Me ndihmë n e mjeteve mund të furnizohet edhe me frigoriferë, paleta, pajisje për matje dhe cilësi, etj. Ndryshe, vlerësohet se gratë nga mjediset rurale janë të padukshme dhe të harruara nga ana e shtetit. Përjashtimi social, papunësia, diskriminimi gjinor, ndarja joadekuate e resurseve, dominimi i normave tradicionale, jo realizimi i të drejtës për pronësi të pronave bujqësore, qasja e kufizuar ndaj edukimit, informimit dhe shërbimeve sociale… janë një pjesë e problemeve që Federata e Fermerëve të Maqedonisë i ka theksuar në Gjenevë para Komitetit të OKB-së, të angazhuar për ndjekjen e implementimit të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave. (koha.mk)