Strumicë, 14 korrik – SPB-Strumicë sot pasdite, përmes kumtesës, publikoi demant të informatave të publikuara në disa mediume se kryetarit të Komunës së Vasilevës, Marjan Janev dhe një personi tjetër, u janë shqiptuar paraburgime për gjoja blerje të votave.
“Lidhur me lajmet e paraqitura në disa ueb portale se është caktuar masë paraburgimi për personin M.J. dhe për një person tjetër nga Komuna e Vasilevës, ju njoftojmë se masë e tillë “paraburgimi” nuk është caktuar ndaj personave të cekur, por të njejtëve u është dorëzuar ftesë për shkak të kryerjes së bisedës dhe dhënies së njoftimeve të nevojshme”, qëndron në kumtesën nga SPB-Strumicë.
Nga policia në Strumicë u bëjnë thirrje mediumeve të mos paraqesin të pavërteta, posaçërisht në periudhë të heshtjes parazgjedhore, ndërsa për të gjitha informatat e nevojshme, mediumeve u qëndrojnë në dispozicion.