Shkup, 28 shtator – Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e shtetit janë sanksionuar 643 qytetarë për mosrespektimin e masës për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, informoi MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellja nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.