Andrea Pirlo ka pranuan se është duke e ndjekur shembullin e Pep Guardiolës te Juventusi, pasi që Pep konsiderohet si njëri nga më të mirët e botës. Pirlo u emërua trajner i Juves pas shkarkimit të Maurizio Sarrit në gusht. Por ai nuk e ka nisur mbarë duke barazuar në dy nga katër ndeshjet e para në Seria A.
“Guardiola është një shembull për të gjithë ne, ai është njëri prej më të mirëve. Është shembulli më i mirë për trajnerët e rinj, të cilët dëshirojnë të praktikojnë futboll më sulmues”, tha Pirlo. “Më pëlqen stili i lojës së tij, gjithmonë sulmon dhe e menaxhon situatën shumë mirë. Ky duhet të jetë synimi jonë për të ardhmen”, deklaroi Pirlo. Juventusi në katër ndeshje këtë fillim të sezonit ka dy fitore dhe dy barazime.