Shkup, 5 gusht – Janë regjistruar dje 75 raste të reja pozitive me Kovid-19 në vend edhe atë në Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2 Makedosnki Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1,Kërçovë-2, Negotinë-1, informon Koha.mk
Nga pesë pacientët e vdekur, një është nga Shkupi (52), dy nga Kumanova (55 dhe 82 vjeç) një nga Gostivari (62) dhe një nga Ohri (64). Katër pacientë kanë vdekur në kushte spitali, ndërsa një jashtë spitalit, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 136 pacientë të shëruar nga: Shkupi-50, Kumanova-16, Prilepi-2, Tetova-5, Struga-28, Ohri-18, Gostivari-2, Krusheva-1, Koçani-1, Makedonski Brodi-1, Kratova-1, Shën Nikolla-10, Kërçova-1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.202, numri i pacientëve të shëruar është 7.108, i të vdekurve është 505, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.589.
Janë bërë 830 teste përmes: ISHP-466, QSHP Shkup-12, Avicena-56, Klinika “Zhan Mitrev”-169, Sistina me metodën PCR -115. Klinika Infektive -7, GAK-7. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 106.877 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar tetë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 45 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik.
Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus, si dhe gjashtë pacientë të dyshimtë në virus.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 89 pacientë prej të cilëve në makinë respiratorë janë tre pacientë.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 27, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 113 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.
Për shkak të mosrespektimit të rregullave për parandalim nga koronavirusi janë shqiptuar gjoba për dhjetë subjekte juridike në brigjet e Ohrit. Bëhet fjalë për pesë subjekte juridike të autokampit “Gradishtë” të cilët kanë shkelur dispozitat e Ligjit për ndërtim ku ndaj secilit prej tyre është shqiptuar gjobë në shumën prej shtatë mijë euro në kundërvlerë denari.
Për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 390 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit (3-4 gusht) në tërë territorin e vendit.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për përballje me Kovid-19. (koha.mk)