Shkup, 28 tetor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq thotë se do të ketë përgjigje adekuate, si dhe do të përmbushet afati në lidhje me paditë nga të amnistuarit nga ish presidenti Gjorge Ivanov në Strasburg. Ai tha se ishte e rëndësishme të respektohet parimi i shtetit të së drejtës.
Siç tha Mariçiq gjatë paraqitjes së sontme në emisionin TV 24, po bëhen analiza dhe institucionet do të prononcohen para skadimit të afatit.
Është e rëndësishme për ne, tha ai, të respektojmë parimin e shtetit të së drejtës.
“Nuk mund të komentoj për rastin, ne jemi akoma në fazën e parë dhe kjo është arsyeja pse është herët, afatet po kalojnë, ne po bëjmë analiza dhe para skadimit të afatit do të dalim me një pozicion. Ky është një rast kompleks, ka shumë aspekte, ne kemi nevojë për një analizë gjithëpërfshirëse, por unë pres që të kemi një përgjigje adekuate nga ana jonë”, tha Mariçiq.
Qeveria, shtoi ai, ka një afat të fundit për të deklaruar nëse do të arrihet një marrëveshje dhe unë do të përsëris se ne ende nuk kemi një pozicion, është e rëndësishme për ne të respektojmë parimin e shtetit të së drejtës. “Vetëm mund të garantoj se ne do të respektojmë afatet dhe do të japim mendimin tonë”, tha ministri i Drejtësisë.