Ethan Ampadu është lojtari i parë i lindur në shekullin 21 që ka debutuar me ekipin e parë të Chelseat. Antonio Conte e inkuadroi talentin 17 vjec në fitoren 5-1 në Carabao Cup kundër Nothingam Forest. Ai hyri në vend të Cesc Fabregas, derisa Chelsea po fitonte 4-0. Ampadu është i lindur në shtator të vitit 2000. Ai poashtu është ftuar nga përzgjedhësi Chris Coleman në Kombëtaren e Welsit për ndeshjen kualifikuese kundër Serbisë. Sidoqoftë ai mund të luajë edhe për Anglinë, Ganën apo edhe Iralandën.