Shkup, 19 shtator – Ideja e Zëvendës Kryeministrit të Parë të Maqedonisë, Artan Grubi se në kompanitë si Telekom, A1, EVN është në interes të punësojnë njerëz që flasin gjuhën e komuniteteve të tjera veçanërisht ato që flasin gjuhën shqipe ka hasur në kundërshtim nga LSDM-ja.
Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike nga radhët e LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka reaguar kundër idesë së Artan Grubit duke theksuar se qeveria e re po ndërton konceptin e një shoqërie për të gjithë dhe se është mosmirënjohëse për të shpërndarë para publike mbi baza etnike. Bytyqi iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me njoftimet e bëra nga Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare, Artan Grubi për një subvencion të mundshëm për punësim në sektorin privat mbi baza etnike.
“Qasja e qeverisë së mëparshme dhe e kësaj qeverie është e njëjtë. Çdo qytetar është i barabartë dhe merr mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë. Mendoj se është mosmirënjohëse të synosh që paratë publike të shpërndahen në baza etnike. Për një fëmijë me të vërtetë të sëmurë, a do të duhet të pyesim nëse ai fëmijë është shqiptar, turk apo maqedonas dhe kështu të japim paratë. Mendoj se në një shoqëri të drejtë, duhet ta harrojmë atë. Qasja e vetme duhet të jetë që fondet publike të arrijnë atje ku duhet ” tha Bytyqi. Ai ka theksuar se nuk ka vlerësime fillestare se sa para do të duheshin për të realizuar përfaqësimin etnik në ndërmarrjet private.
Nxitur nga debati mes dy zëvendëskryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe Fatmit Bytyqi, botuesi i gazetës KOHA ka shprehur qëndrimin e tij mbi pabarazin ekonomike mes maqedonasve dhe shqipotarëve. Kështu që për herë të parë po mes Bytyqit, Grubit dhe Ratkocerit po hapet thelbi i pabarazisë ekonomike mes shqiptarëve dhe maqedonasvëe, e cila bazën e ka që nga privatizimi i kapitalit shtetëror në vitet e 90′.
“Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ndoshta para se t’i reagonte kolegut të tij, Artan Grubi, mirë do ishte të na tregonte se si shqiptarët do të punësoheshin në kompani me paga shume te larta, si p.sh Alkaloid, Komercialna banka, Makpetroli, Orka- holding e shumë e shume te tjera, ku përqindja e tyre është zero. I kemi te qarta rregullat e ekonomisë së tregut mirëpo problemi është se për dallim nga ato pak kompani te vogla me pronarë shqiptar që janë krijuar me shume djers e pa asnjë ndihmë nga shteti, në anën tjetër e gjithë oligarkia e sotme në Maqedoni është ekskluzive maqedonase edhe atë jo si pasoj e punës apo dijës se tyre, por si derivat i privatizimit të pronës së përbashkët, ku pas 90- ve, përafërsisht 97 për qind ose rreth 20 miliard euro asete shoqërore të asaj koha, ekskluzivisht ju falën oligarkëve të sotëm maqedonas. Proceset nuk kthehen mbrapa por duhet gjetur mekanizmat për përmirësimin e kësaj pa drejtësie, pasojat e se cilës i kemi edhe sot, sepse pa barazi ekonomike mes dy etnive kryesore edhe ideja për një shoqëri për të gjithë ngelet veç një frazë e bukur”, ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje në profilin e tij në “Facebook”, Arben Ratkoceri, botues i gazetës KOHA.
Ndaj këtij qëndrimi të Ratkocerit ka reaguar edhe vet Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, në të cilin thotë se në takimin e tij të fundit me gazetarë nuk ka shprehur ndonjë qëndrim kundër Grubit, por thekson se gjithçka është e mundur të bëhet në të mirë të qytetarëve. “Arben Ratkoceri ku e pe kundërshtimin/reagimin tim te zëvendëskryeministrit Artan Grubi! Fundja qeveria ka mekanizma qe edhe këtë fenomen ta adreson pa pas nevojë që këtë ta bën nëpër media. Gjithçka është e mundshme të bëhet në të mirë të qytetarit, por nëse gjërat i themi pa prapavijë”, thotë në reagim Bytyqi.
Por, debatin nuk e la me kaq, Ratkoceri ai i thotë Bytyqit se qëndrimin e tij për çështjen e të punësuarve shqiptar në ndërmarrjet të cilat kanë qenë të paprekshme për ta e ka ndërtuar në bazë të deklaratës së tij, dhe se vazhdon të mendoj se në këtë drejtim qëndrimi i Grubit është më i drejt nga ai i Bytyqit. “I dashur mik Fatmir nga ajo që u transmetua në media pash që je kundra ndoshta edhe me te drejt se mund të jetë edhe kundra ligjore. Por moralisht e politikisht Grubi duket se ka te drejt. Nga ky zyrtarë për herë të parë u hodh një ide për një problem shumë të madh që duhet zgjedhur, ku ju dhe kolegët tuaj nuk keni asnjë faj… po e mira është se ju e Grubi e hapet si temë pavarësisht që keni të drejt që thoni se duhet hapur aty ku duhet….po neve na ngelet të presim se a do e hapet edhe aty ku duhet”, thuhet mes tjerash në debatin e zhvilluar në Facebook, të Ratkocerit me zëvendëskryeministrin Bytyqi. (koha.mk)