Numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut arriti 158, më shumë se 6.000 të lënduar

Bejrut, 8 gusht – Numri i viktimave nga shpërthimi në qendrën e Bejrutit që ndodhi të martën sot është ngjitur në 158, ndërsa janë lënduar më shumë se 6.000 persona, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Siç theksohet, 21 persona llogariten si të zhdukur.

Shpërthimin në portin e Bejrutit e kanë shkaktuar më shumë se 2.700 ton nitrat amoniumi i cili është mbajtur gjashte vite pasi është konfiskuar nga shërbimi doganor.