Londër, 25 shtator – Një polic britanik u vra në orët e para të mëngjesit në stacionin e policisë në Londrën jugore.
Sipas mediave britanike, ai u qëllua nga një 23-vjeçar i cili u arrestua menjëherë në stacion.
Policia kumtoi se sulmuesi u dërgua në spital me plagë zjarri dhe ishte në gjendje kritike.