Në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup para gjykatësit me procedurë paraprake, gjatë ditës së djeshme janë ndaluar tre persona me propozimin e Prokurorisë Publike Themelore – Shkup për përcaktimin e masës paraburgim për një person dhe përcaktimin e masës së kujdesit për dy persona.
Në kumtesë theksohet se Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup mori vendim me të cilin për një person për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale Pjesëmarrje në masë që do të kryejë vepër penale sipas nenit 385 të Kodit Penal dhe vepër penale Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 të KP e pranoi propozimin e Prokurorisë Publike dhe i përcaktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditësh.
Për dy personat e tjerë për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale Pjesëmarrje në masë që do të kryejë vepër penale sipas nenit 385 të KP, Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë Publike dhe u përcaktoi masë kujdesi sipas nenit 146 paragrafi 1 pika 1,2,3 dhe 5 të Ligjit për Procedurë Penale. Masa nënkupton ndalesë për braktisjen e vendbanimit gjegjësisht vendqëndrimit, obligim që i akuzuari përkohësisht të paraqitet tek personi i përcaktuar zyrtar apo tek organi kompetent shtetëror, marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit ose dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalesë për dhënien e tyre dhe ndalesë për vizitë të ndonjë vendi apo rajoni të caktuar.