Në Shqipëri rritet numri i të infektuarve me virusin korona, numri i të shëruarve, por edhe i të vdekurve.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste pozitive të virusit korona që është numri më i madh i të sapo infektuarve për një 24 orësh, nga paraqitja e pandemisë. Metropoli shqiptar vazhdon të jetë vatra kryesore e sëmundjes, prej ku janë madje 60 për qind ose 81 të sapo infektuar.
Në të njëjtën kohë në listën e personave të shëruar janë futur edhe 69 persona, ndërsa kanë vdekur gjashtë pacientë.
Në Shqipëri, me 561 testet e fundit, deri tani janë kryer 43.764 teste, rezultat pozitiv është marrë te 5.889, betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 3.123 ndërsa e kanë humbur 182 persona.
Aktivë të sëmundjes janë 2.589 prej tyre 1.451 janë në Tiranë, 302 në Durrës dhe 230 në Shkodër.
Në Klinikën Infektive dhe spital “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Kovid 2, trajtohen 110 pacientë prej të cilëve 27 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për shkak të rritjes së përhershme të rasteve të reja Ministria e shëndetësisë paralajmëroi hapje edhe të spitalit Kovid-3.
Në ndërkohë opozita e akuzoi qeverinë se jo vetëm që nuk bën numër më të madh të testeve, të cilat janë të domosdoshme, por edhe i fsheh numrat real të të infektuarve.