Shkup, 28 shtator – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 286 sanksione, mes të cilës edhe për drejtim të automjetit pa patentshoferi janë sanksionuar 13 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit për tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes ka regjistruar 150 kundërvajtje, automjete të paregjistruara 14, ka sanksionuar 11 motoçiklistë, 53 masa janë për parkim jo të drejtë, ndërsa janë shqiptuar 44 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Kontrollet e përforcuara të komunikacionit po vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që ta rrisin sigurinë në komunikacion”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.