Dibër, 7 gusht – Në 24 orëshin e fundit në Dibër janë konfirmuar dy raste të të sapoinfektuarve me Kovid-19, që është rasti i 15-të këtë muaj. Shifra më e madhe e të infektuarve 10 ishte regjistruar më 1 gusht, kur për fat të keq një i sëmurë vdiq.
Me dy rastet e të sapoinfektuarve të konfirmuara sot, numri i tërësishëm arrin 210, prej tyre në listën e të shëruarve janë regjistruar 84, nga ato një person i shëruar është regjistruar dje, shtatë vdiqën, ndërsa aktivë të sëmundjes janë 119 persona, prej të cilëve dhjetë janë hospitalizuar në institucionet shëndetësore në Shkup.
Nga numri i tërësishëm i të infektuarve madje 159 janë nga faza e dytë, përkatësisht nga 5 qershori, përballë 51 personave aq sa kishte në fazën e parë.
Nga Shtabi operativ komunal potencojnë se për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të kompetentëve, numri i të sapoinfektuarve do të rritet sepse edhe më tutje një numër i madh i qytetarëve me simptoma të virusit të rrezikshëm paraqiten në Spitalin e përgjithshëm.
“Apelojmë në respektim të masave dhe protokolleve. Apel të veçantë dërgojmë te të rinjtë, të cilët në numër të madh janë në kafene ndërsa qytetarët e moshave të ndryshme relaksohen në bregun e Liqenit të Dibrës me ç’rast duke mos i respektuar as mbajtjen e distancës, as mbajtjen e maskave – apelojnë nga shtabi.
Dhe derisa kompetentët apelojnë në respektim të rekomandimeve një numër i madh i banorëve nga ky rajon atë nuk e bëjnë. Veçanërisht brengos prania e rinisë në kafene, prania masive në plazhet e Liqenit të Dibrës,si dhe ahengjet e vogla familjare ku ka grupime pa respektim të rekomandimeve për distancë fizike dhe mbajtje të maskave.
Sipas të dhënave statistikore në repartin e Dibrës për punë të brendshme, sërish, e cila me aktivitetin e saj e mbulon edhe komunën Qendër Zhupë, në 24 orëshin e fundit tetë personave u janë dhënë urdhëresa shkelëse pagesore për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Në dhjetë ditët e fundit urdhëresa të tilla u janë dhënë më shumë se 60 personave.