Mustafa i dërgon Kurtit me shkrim propozimin e LDK-së

Sot kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e kësaj partie, atij të Vetëvendosjes Albin Kurti, por pa dhënë detaje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Sot, kryetari i LDK-së z.Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, tha Mustafa, raporton KTV.

Derisa, në njoftimin për media theksohet se sot s’pritet të ketë takim mes Kurtit e Mustafës.

Kujtojmë se dje Vetëvendosja publikoi ofertën e re për LDK-në, ku propozoi rritjen e qeverisë në 14 ministri.

Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook, ofertën e fundit që kjo parti i ka bërë LDK-së për formimin e qeverisë. Ka konfirmuar edhe raportimet për rritjen e qeverisë nga 12 ministri në 14.