Shkup, 7 gusht – 60% e prindërve të anketuar nga ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”, kanë pohuar se kanë vërejtur ndryshime negative te fëmijët e tyre, për shkak te mësimit online.
1003 prindërit e anketuar, kanë pohuar te fëmijët janë shfaqur shenja depresioni.
“Shumica e të anketuarve janë shprehur se janë për mësim të kombinuar, me prani fizike dhe me respektim të të gjitha masave dhe protokolleve, me numër të ulët të fëmijëve. Mësimi online të jetë në periudhën e dimrit, ndërsa atje ku shkollat kanë mundësi hapësinore mësimi të mbahet në ambient të hapur dhe në këtë mënyrë fëmijët të kenë edhe prani fizike, t’i shohin shokët e tyre dhe arsimtarët dhe të mos kenë probleme psikologjike siç kanë pasur në periudhën që shkoi” – tha rejtori i “Megjashi”, Dragi Zmijanac.
Në vendet pa të infektuar me virusin korona, Zmijanac thekson se do të ishte në rregull që fëmijët të kthehen në shkollë, sepse qëndrimi në shtëpi dhe mësimi vetëm nga distanca, si në muajt e kaluar pati pasoja pozitive, por edhe negative.
“Si ndryshime pozitive që i kanë vërejtur prindërit janë përgjegjësi më e madhe dhe kyçje në obligimet e shtëpisë, komunikim i intensifikuar me prindërit dhe tutorët, do të thotë marrëdhënie më të mira familjare, shprehi për diciplinë më të madhe dhe organizim i kohës…Pasojat negative janë bioritmi i çrregulluar i fëmijëve, qëndrim shumë i gjatë para kompjuterit, zhvillimi i vetive dhe gjendjeve negative si tension, nervozë, depresion, vetmi, mosinteresim, tjetërsim, dembelizëm dhe papërgjegjësi për obligimet shkollore” – u shpreh Natasha Paviqeviq Stojmenovska nga “Megjashi”.
Një nga masat preventive për mbrojtje nga virusi që planifikohet është që fëmijët të mbajnë maska. Por sipas pediatres Mimi Kimovska Hristov, bashkëpunëtore në Ambasadën e fëmijëve, edhe për këtë çështje duhet të mendohet seriozisht, sepse te fëmijët më të vegjël maska mund të shkaktojë frymëmarrje të përshpejtuar, marramendje, përgjumje, madje edhe humbje të vetëdijes.
Ditën e hënë në lidhje me të dhënat nga sondazhi, përfaqësues të “Megjashi” do të bisedojnë me kompetentët në Ministrinë e arsimit, me sugjerim që mendimet e prindërve të jenë të përfshira në organizimin e mësimit në shtator, në kushte të epidemisë me virusin korona.