Shkup, 29 tetor – LSDM ka reaguar për protestat e sotme të VMRO-së kundër ndotjes së ajrit duke thënë se këto protesta i shërbejnë Mickoskit për ta shpëtuar karrigen e tij.
“Sot për rrymë elektrike protestuan me automjete luksoze ai që e shtrenjtoi 100%. Sot, për ajër të pastër protestoi ai që për 11 vite preu drunj në Shkup për ta zbatuar projektin kriminal Shkupi 2014”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre protestat për shpëtimin e karriges së Mickoskit janë budallakia më e madhe që humbësi ka mund ta mendojë.
“Në mes të pandemisë, Mickoski dhe OBRM-PDUKM organizojnë protesta në të cilat shkelen masat për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa më herët bllokonin projekte për rindërtimin e spitaleve”, thonë nga LSDM.