Shkup, 30 tetor – SHBA-ja sot vendosi rekord të ri të numri të personave të sapoinfektuar – mbi 91.000. Evropa është duke u përballur me rritje të pakontrolluar të numrit të infeksioneve të reja, për çka edhe vendos masa të reja. Franca prej sot është në bllokadë të pjesshme ndërsa nga e hëna Gjermania do të hyjë në mbyllje të plotë apo “llokdaun”.
SHBA-ja sot vendosi rekord të ri të zi me mbi 91 mijë raste të reja pozitive të koronavirusit dhe me hospitalizime rekorde në shumë shtete federale. Po rritet numri i rasteve të vdekjes. Për të tretën radhë në tetor nga Kovid-19 vdiqën më shumë se 1000 persona në një ditë. Deri më tani në SHBA nga sëmundja vdiqën mbi 229 mijë persona – më së shumti në mbarë botën. Numri i të hospitalizuarve në tetor është rritur për 50 për qind, në 46 mijë që është më së shumti nga mesi i gushtit.
Qeveria franceze publikoi listë të masave të reja për luftë kundër përhapjes së Kovid-19, përfshirë edhe ndalesën për braktisjen e shtëpive, përveç në rastet më urgjente dhe punën e obligueshme nga shtëpia. Kryeministri francez Zhan Kasteks publikoi listë të saktë të masave për “llokdaunin” e dytë në luftën kundër Kovid-19, duke filluar që sot dhe me kohëzgjatje deri më 1 dhjetor. Qytetarët do të duhet të ngelen në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm me arsye valide si për furnizimin e ushqimit, dërgimin e fëmijës në shkollë, për punë që nuk mund të kryhen nga shtëpia, të shkuarit në mjek, dhënien e ndihmës urgjente të një anëtari të familjes dhe një orë ushtrim në largësi jo shumë të madhe se një kilometër nga shtëpia e tyre.
Gjermania në 24 orët e fundit i ka evidentuar 18.681 raste të infeksionit me koronavirus, kumtoi sot instituti Robert Koh, që është rritja më e madhe ditore nga fillimi i pandemisë.
Në vend deri më tani janë infektuar gjithsej 499.694 persona. Sipas institutit, deri më tani janë regjistruar 10.349 raste të vdekjes, që është rritje ditore prej 77 të vdekur. Nga e hëna edhe Gjermania vendos “llokaun”.
Bjellorusia dje i mbylli kufijtë e vet me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën, duke e theksuar si arsye “gjendjen epidemiologjike”, edhe pse liderë bjellorusë me muaj e minimizojnë kanosjet e pandemisë me koronavirusin.
Sipas të dhënave zyrtare, në vend janë infektuar 96.529 persona ndërsa 973 kanë vdekur.
Që sot, udhëtimi do të jetë i kufizuar, ndërsa kufijtë do të mbeten të hapura vetëm për diplomatë dhe kamionë, kumtoi agjencia shtetërore për kufij.
Në Japoni, numri i personave të infektuar me koronavirus i tejkaloi 100.000, nëntë muaj pas rastit të parë të Kovid-19, publikoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e kaluara janë evidentuar 808 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 100.334. Në këtë vend 1.700 persona vdiqën nga Kovid-19. Rreth një e treta e të infektuarve janë në Tokio, ku janë regjistruar 221 persona të infektuar vetëm në 24 orët e fundit.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Rusi në ditë është rritur për 18.283 dhe ky është maksimumi për të gjithë pandeminë, kumtuan autoritetet, transmetoi TASS. Numri i përgjithshëm i të infektuarve u ngjit në 1.599.976 ndërsa sipas autoriteteve shkalla e të shëruarve deri më tani është rreth 75 për qind.
Edhe Polonia sot vendosi rekord të ri, me 21.629 raste të reja pozitive. Për 24 orë kanë vdekur 2020 persona, me çka bilanci i vdekjes u ngjit në 5.351.
Sa i përket vendeve të rajonit, Kroacia kumtoi se në 24 orët e fundit janë evidentuar 2.772 raste të reja pozitive dhe 20 rast të vdekjes. Nga shkurti në Kroaci janë regjistruar gjithsej 46.547 persona të infektuar me virusin e ri, prej të cilëve 531 kanë vdekur, ndërsa gjithsej janë shëruar 30.910 persona prej të cilëve 1.677 në 24 orët e fundit.
Rajonet e Selanikut, Larisës dhe Rodopit në pjesën veriore të Greqisë që sot në mëngjes janë në fazën e kuqe (më të lartë) sipas shkallës së rrezikut të përhapjes së koronavirusit dhe hyjnë në mini karantinë, ndërsa kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot do të kumtojë masa të reja restriktive për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.
Organizata kombëtare për shëndet publik të Greqisë dje kumtoi për 1.211 të infektuar të rinj ndërsa vdiqën edhe 12 persona.
Qeveria sllovene kumtoi sot se i ka 1.798 raste të reja pozitive dhe 23 të vdekur. Ky është numri më i madh i të vdekurve në këtë vend nga fillimi i pandemisë. Nga numri i përgjithshëm i ekzemplarëve të testuar, 28,3 për qind kanë qenë pozitivë. Në mjekim spitalor janë 703 pacientë prej të cilëve 112 në repartet për trajtim intensiv. Gjatë ditës pritet autoritetet të prezentojnë masa të reja për përballjen me koronavirusin.