E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra? Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes, pasi ky ilaç popullor siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira që i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.
Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni tri herë në ditë, para konsumimit të vakteve.