Bruksel, 23 shtator – Pakti për azil dhe migrim të Komisionit Evropian (KE) u publikua një javë më herët, nën presion të ngjarjeve të fundit në kampin e refugjatëve në Moria, nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të kërkohet bashkëpunim i fuqishëm, ndërsa regjimi i vizave do të shërbejë si kusht.
Pas viteve të përpjekjeve të reformohet sistemi i ashtuquajtur “Dublin” dhe mossukseset e shumta, Komisioni Evropian sot prezanton zgjidhje kompromisi që, shpreson , se do t’i kënaqë të gjitha vendet anëtare të Unionit, janë më rezistuese ndaj flukseve të migrimit.
Konkretisht Komisioni propozon procedurë të përshpejtuar të trajtimit dhe skriningut të azilkërkuesve të cilët mbërrijnë në kufijtë e jashtëm të BE-së, kryesisht në Greqi përmes Turqisë.
Mbetet, megjithatë, si e paqartë si Komisioni planifikon të shmangë një situatë të ngjashme si para kësaj reforme, në të cilën edhe më tej të njëjtat vende do t pranojnë refugjatë.
Për Maqedoninë e Veriut dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, pjesa më e rëndësishme nga propozimi i ri do të jetë bashkëpunimi i përforcuar me Fronteksin, agjencinë evropiane bregdetare dhe kufitare, në pjesën e luftës kundër “tregtisë me njerëz” dhe “migrimin ilegal”.
Si anëtare të ardhshme, thotë Komisioni, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet sa më shpejt ta integrojnë sistemin.
Është qëllimi që regjimi i vizave të shërbejë si “kusht” për vendet e treta të cilat nuk bashkëpunojnë, siç sqaroi edhe vetë eurokomisarja për punë të brendshme, Ilva Johanson, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.