Strumicë, 14 korrik – Kryetari i Vasilevës, Marjan Janevi pasdite në profilin e tij në Fejsbuk i përgënjeshtroi informacionet e publikuara në disa media se i është caktuar paraburgim për shkak të ryshfetit zgjedhor.
“Ditëve të fundit, kundër meje si kryetar, por edhe si njeri, me lajme të rreme nga struktura të caktuara kryhet një lloj sulmi mbi personalitetin tim. Është e qartë se qëllimi i këtij sulmi të vazhdueshëm është që të diskreditohet puna ime si kryetar, por edhe të njollosem si njeri”, shkruan Janevi.
Shton se është i habitur nga ashpërsia e sulmeve dhe shpifjeve, për të cilat mendon se është absolutisht absurde t’i komentojë dhe në këtë periudhë specifike për të ndezur pasionet e dikujt.
Siç sqaroi, zgjidhjen do ta kërkojë në suaza të institucioneve, sepse sipas tij kjo është rruga e vetme nëpër të cilën drejtësia dhe e vërteta do të dalin në pah.
Informacionet e publikuara në disa media se kryetarit të Vasilevës dhe të një personi u është caktuar masë paraburgim i përgënjeshtruan edhe nga SPB-Stumicë.