Italia nuk gjen qetësi mes pandemisë, evakuohen banorët

Mes gjendjes së vështirë të pandemisë Covid-19, Italia nuk po gjen qetësi as nga fatkeqësitë natyrore. Mediat e huaja kanë shkruar se një resort alpin në Itali ka ngritur alarmin dhe dhjetëra persona janë evakuuar pas frikës se një masë e madhe akulli malor mund të thyhet për shkak të temperaturave të larta.

Mësohet se blloku i akullit nga akullnaja Planpincieux në masivin e malit të bardhë, vlerësohet se mban rreth 500 mijë metra kub akull. E sigurisht kjo masë është e njëjtë me katedralen e Milanos ose një fushë futbolli me 80 metra akull në të.

Sipas ekspertëve rritja e fundit e temperaturave mund të çojë në shkëputjen e masivit të akullit dhe rrëshqitjen e tij poshtë faqes së malit, duke kërcënuar shtëpitë në zonën lindore të qytetit piktoresk dhe resortit të skive.

Evakuimi i 75 personave, mes të cilëve 15 banorë vendas u bë të enjten pas një paralajmërimi të autoriteteve lokale një natë më parë. Rrugët që conin në luginën Bal Ferret, nën të, një vend i preferuar për alpinistët, u mbyllën.