Investim i ri prej 2.5 mil euro dhe 100 vende pune, marrëveshja nënshkruhet nga zv.kryeministri Bytyqi

Shkup, 23 shtator – Kompania VIK prej vitit 2018, prej kur është e pranishme në vend, ka realizuar investim prej 10,5 milionë euro dhe punëson 250 qytetarë nga Prilepi dhe rrethina e Prilepi.

Sot në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me z. Verner Shoeb, kisha nderin ta nënshkruaj marrëveshjen për investimin e dytë të ri të kompanisë VIK me vlerë prej 2,5 milionë euro, i cili do të hap 100 vende të reja të punës.

Qeveria është partnere me kompanitë vendase dhe të huaja, në krijimin e masave me të cilat sigurojnë përkrahjen për kompanitë dhe punojmë në krijimin e ekonomisë së parashikueshme dhe të qëndrueshme.

Shpresoj në realizimin e shpejt të projektit investues të VIK-ut, vazhdimin dhe zhvillimit të tij në vend dhe të punësuar të kënaqur.

Publiée par Fatmir Bytyqi sur Mercredi 23 septembre 2020