Fëmijët janë të të dy prindërve

Shkup, 21 mars  – Ndryshim i praktikës shumëvjeçare të veprimit me fëmijët nga martesa e shkurorëzuar në Maqedoni, përkatësisht  vendosje e dispozitës për ushtrim të barabartë të së drejtës prindërore edhe pas shkurorëzimit dhe rregullimit të kohës të cilën fëmijët e kalojnë me prindin. Këto janë kërkesat të cilat sot u bënë në konferencën nacionale me temë: “Fëmija në fokus – nevoja për vendosje të kujdesit prindëror të përbashkët pas divorcit në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti ndaj realizimit të së drejtës së fëmijës”. Sipas Naum Ribarskit, përfaqësues i Iniciativës qytetare për vendosje të kujdesit prindëror të përbashkët pas divorcit, nevojitet ndryshim urgjent i veprimit me fëmijët nga martesa e divorcuar dhe ndryshimi i sistemit me qëllim që të vendoset një ushtrim i barabartë u së drejtës prindërore pas divorcit. Zëvendës Avokatja e popullit, Vaska Bajramovska informoi se ndërprerja e jetesës së përbashkët ndërmjet partnerëve apo divorci në të vërtetë është ndërprerje ndërmjet ë dyve të cilët njëherë vendosën se mund të jetojnë së bashku. Ajo theksoi se me atë nuk ndërpret kujdesi prindëror dhe nuk ndërpriten të drejtat dhe obligimet e dy prindërve. Dragi Zmijanac nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” e mbështetë nismën e cila, siç tha, në fokus ka realizim të së drejtës së fëmijës. Sipas tij, kur partnerët divorcohen – prindërit, ata janë prindër të fëmijës tërë jetën, përkatësisht se duhet ta kufizojnë rolin e partnerit dhe prindit. Porositi se vetëm në atë rast mund të ndërtojnë raport cilësor me fëmijën edhe pas divorcit.