Bruksel, 30 tetor – BPV-ja në eurozonë është rritur për 12,7 për qind në korrik-shtator, kumtoi Eurostat dhe ky është tregues shumë më i fuqishëm nga parashikimet prej 9,4 për qind, pasi sot në mëngjes dolën të dhënat për Francën, Spanjën, Gjermaninë dhe Italinë, të cilat gjithashtu tregojnë se ka rritje më të madhe nga pritjet.
Kjo është rritja më e madhe në historinë e unionit monetar nga recesioni më i rëndë për shkak të imponimit të masave restriktive kundër përhapjes së koronavirusit.
Ekonomia e Eurozonës është ulur për 11,8 për qind në prill-qershor dhe 3,7 për qind në janar-mars kur pandemia e goditi Evropën. Në Bashkimin Evropian është shënuar rritje prej 12,1 për qind në tremujorin e tretë pas uljes prej 11,4 për qind në fillim të këtij viti.