Ai e ka fituar vëmendjen dhe zemrat e publikut, është shumë pranë njerëzve me këngë të ndjeshme që godasin fuqishëm dhe prekin çdo zemër. Këngëtari i preferuar rrëfen ca të pa thëna për InfraRed të gazetës KOHA
KOHA: A e ndjen që publiku të do?
E ndjej dashurinë e njerëzve, është ushqimi bazë me të cilin unë marr forcë dhe energji. Koncertet e mija janë një kurorëzim, një vulë e raportit tim me publikun që është gjithnjë suportues dhe besnik.
KOHA: A bëhesh nervoz ndonjëherë dhe si reagon Miriami?
I merr dhe ato bashkë me të mirat, ashtu siç i marr dhe unë kur ajo ka ngarkesë dhe stres. Kjo është ti gjendesh afër partnerit në momente të mira dhe të këqija.
KOHA: Mund të kalojnë shumë vite, por ti do të njihesh gjithnjë si këngëtari i hitit “Vetëm ty”. Apo?
Ajo është impakti i parë, është dashuria e parë. Ishin rrethanat, momenti i duhur por ajo është një këngë me vlera në repertorin tim pasi është një këngë e sinqertë, e bërë me frymëzim të pastër edhe mbetet ende një poezi në repertorin tim. Patjetër që unë e kam kënduar shumë, por nuk jam në fazën që më është lodhur. Është një kulminacion në çdo event që unë bëj.
KOHA: E ke menduar pjesëmarrjen në ndonjë kompeticion artistik, apo s’do të të shohim më në skena kompetitive?
Në këtë moment jam i ftohtë nuk shoh interes për festivalet. S’dua të vihem në garë në këtë moment të jetës sime. Është pak e siktleshme, pasi sot çdo artist është unik në llojin e tij.
KOHA: A e di Alban Skënderaj vendin e tij në muzikën shqiptare?
Jo, kjo është një gjë duhet ta thonë dhe ta të tjerët. Unë vazhdoj të ushqej ata që ushqehen me muzikën time. Historia do kohën e vet…