Uashington, 23 shtator – Ushtruesi i detyrës sekretar amerikan për siguri të brendshme, Çad Uolf, deklaroi se Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënim për zgjedhjet në SHBA përmes fushatave me ndikim.
Por Uolf shpjegoi në një seancë dëgjimore në Kongres se nuk ka asnjë provë në atë kohë që vendet e huaja po ndërhyjnë në të vërtetë në infrastrukturën zgjedhore të SHBA-së.
Paraprakisht u publikua se shërbimet e sigurisë amerikane, përfshirë sigurinë kibernetike, se “aktorët e huaj” me shumë gjasa do të përpiqen t’i diskreditojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke e shfrytëzuar numërimin e ngadaltë të fletëvotimeve të dërguara me postë.