Zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së legjendës argjentinase Diego Armando Maradona. Në lidhjen me ndarjen e parakohëshme nga jeta të El Pibe D’Oros ka nisur një hetim ndërkohë që avokati i Maradonës ka akuzuar një mjek dhe një infermiere për “vrasje me dashje”. Deklarata të forta ato të avokatit të Maradonës që tregojnë një prapaskenë të pak ditëve më parë.
“Pak ditë përpara se të vdiste, Maradona u rrëzua nga krevati dhe dëmtoi kokën. U plas në tokë me pjesën e djathtë të kokës, me anën e kundërt ku u krye operacioni. U përmend menjëherë, por askush nuk lajmëroi në klinikë për ndihmë. Sigurisht, vendimi i përkiste Diegos, por ai nuk ishte në gjendje të vendoste.Mendoj se ai u kurua për problemet e varësisë ndaj alkoolit, teksa e harruan zemrën e tij. Kishte 115 rrahje në minutë, ndërsa një ditë përpara se të vdiste kishte 109 rrahje në minutë. Të gjithë e dimë që një person me koronavirus nuk mund të kalojë numrin e 80 rrahjeve në minutë”.
“Trupi i tij po reagonte mirë dhe nuk u përdor asnjë pilulë nga infermierët. Pas rrëzimit, Maradona qëndroi tre ditë radhazi vetëm në dhomën e tij, pa u parë dhe pa u ndihmuar nga askush. Klientja ime nisi të punonte me Diegon dhjetë ditë përpara vdekjes së tij. Por pas ditës së parë nuk vazhdoi për arsye se në të vërtetë Diego kishte nevojë që psikiatrit të kujdeseshin për të. Kështu që klientja ime i jepte ilaçet psikiatrit ose të afërmve. Infermierja, e cila ishte ajo që duhej të kuronte Maradonën, qendronte gjithmonë jashtë dhomës“, përfundon avokati.