Paris, 14 korrik – Ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Anshober sot dekalroi se dekreti për zgjerim të listës për ndalesë për aterrim të aeroplanëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të thotë edhe mbyllje e kufijve për këto shtete.
“Duam të mos vijë deri në kurrfarë rreziku. Planifikojmë t’i intensifikojmë kontrollet dhe të ndërmarrim masa”, theksoi Anshober në Paris.
Ai shtoi se Austria ka ofruar mbështetje për shtetet më të prekura me Kovid-19.
Me dekretin e Ministrisë austriake të Shëndetësisë nga 16 korriku në aeroportet në Austri do të ndalohet aterrimi i aeroplanëve nga 18 shtete, midis të cilave dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në Austri tashmë është në fuqi ndalesa për aterrim të aeroplanëve nga Bjellorusia, Kina, Britania e Madhe, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina.
Deri në fund të korrikut do të anulohen fluturimet deri dhe nga Beogradi, Bukureshti, Kajroja, Podgorica, Sarajeva, Sibiu, Shkupi, Sofja, Tirana dhe Varna.
Sipas dekretit, ekzistojnë përjashtime, por kjo përfshin vetëm “fluturime në interes të Austrisë”, si dhe aterrim të kargo-aeroplanëve, aeroplanëve që transportojnë persona të sëmurë apo i kthejnë shtetasit austriakë, gjegjësisht transportojnë persona mjekësorë, si dhe punëtorë për ndihmë në bujqësi.