Sikur të ndodhte e kundërta, Europa me nguti e kishte themeluar një “Gjyq Special Enkas Për Shqiptarët Çnjerëzorë” dhe ata “huliganë” që do recitonin refrenin e anasjelltë “Vetëm Sllav i Vdekur, është Sllav i Mirë”, do t’i varte nëpër bandera, përveç tyre edhe gra, fëmijë, e pleq. Për shkak se mendësia europiane është po ashtu e infektuar rëndë nga propaganda e moçme antishqiptare
Nga Shaqir ISLAMI
Për të satën herë (!!)- slogani “evergreeen” i qytetërimit sllav ‘Мртов Шиптар, Добар Шиптар’ – ky refren i këngës së moçme popullore serbe,u brohorit mes kryeqytetit të një shteti që “aspiron, dhe thotë se, e meriton, të familjarizohet me qytetërimin europian”! Banda ‘luftarake trimash të mëhallës’ që provokoi dhe fyejti dasmorët, u ‘qytetërua’ nga një pehlivan i vetëm me motor HarleyDavidson! Situata e krijuar nga histeria e nacionaliste të ‘bandës së të rinjve luftarak tëmëhallës’, krijoi një ndodhi qesharake të llojit të skenave të filmave Hollywood’iane. Edhe dasmat e shqiptarëve u pengojnë ???!!!
Sa herë që ndodhin – mes kryeqytetit, jo në periferi të shtetit (!!) – shfaqe të këtilla etnoraciste të dehumanizimit (çnjerëzimit) të shqiptarëve; fjalëpërçuesit e institucioneve të shtetit dhe të mediave si maqedonase, njashtu dhe shqiptarëve nguten t’i shfajësojnë dhe taçpolitizojnë refrenin e mendësisë nacionaliste luftënxitëse duke e relativizuar me një etiketim “sërish qenë ca huliganë të mëhallës, por nuk e kanë me gjithë-mend dhe nuk bëjnë zarar”!!! Ky relativizim dinak dhe hileqarë edhe aspak naiv, vetëm e vërteton mendësinë reale të përditshme që mbizotëron shoqërinë tonë dhe e rrënon kohezionin e shoqërisë.
Kjo sjellje ‘menefregiste’ e shtetit – duke u bërë qorr dhe shurdhë – e shmang ballafaqimin me problemin dhe të metën kryesore të funksionimit të tij, e ky është rrënimi dhe shkatërrimi i kohezionit të shoqërisë në hapësirën tonë të përbashkët. Dehumanizimi (çnjerëzimi) i shqiptarëve në mendësinë e Ballkanit, si dhe në mendësinë europiane është prodhim dhe rezultat i një propagande aktive të një shekulli e gjysmë – që zien dhe vlon pa prajtur – sot e kësaj dite. Sikur të ndodhte e kundërta, Europa me nguti e kishte themeluar një “Gjyq Special Enkas Për Shqiptarët Çnjerëzorë” dhe ata “huliganë” që do recitonin refrenin e anasjelltë “Vetëm Sllav i Vdekur, është Sllav i Mirë”, do t’i varte nëpër bandera, përveç tyre edhe gra, fëmijë, e pleq. Për shkak se mendësia europiane është po ashtu e infektuar rëndë nga propaganda e moçme antishqiptare. Edhe BE i trajton njëlloj shqiptarët, si çnjerëzorë. Për këtë fakt, flasin shembuj pafund, si gjatë historisë, ashtu dhe sot. Vetëm se, propaganda kundër-shqiptare na ka zhvesh nga çdo vlerë njerëzore dha na ka shndërruar në objekte ose kafshë. Kjo dukuri, i arsyeton dhe natyralizon brohoritjen e bandave “Мртов Шиптар, Добар Шиптар”.
Por – nuk e thotë më kot – thënia popullore”Çfarë fsheh shtëpia, e kallëzon fëmija”! Kjo bandë që brohoriti, vetëm e bëri të zëshëm mendësinë e sistemit institucional të shtetit. Me të satën herë, këto brohoritje janë alarm i përsëritur për gjendjen akute të sëmundjes kronike të kohezionit të shoqërisë sonë.
Dehumanizimi i shqiptarëve shfaqet në forma dhe trajta të ndryshme. Rasti më i freskët është Ministrja e Arsimit dhe të Shkencës, Carevska. Kjo zonjë që u bë ministre falë votës së shqiptarëve – se përndryshe do kishim ministresh nga VMRO-ja – e shfaq nacionalizmin-etnik-racist të vet në një mënyrë arrogante dhe të paturpshme, duke mos e zbatuar Ligjin e Zbatimit të Gjuhëve në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës ???!!!! Absurdi është edhe më i madh, për shkak se, kjo qeveri e njëjtë e solli atë Ligjsakat dhe dehumanizues për gjuhën Shqipe!!! Dhe kjo hovardare dha kabadai nuk e zbaton ligjin për të cilin ka votuar, përkundrazi ushtron obstruksione tallëse, duke përdorur të folurit e fëmijëve. Një fyerje dhe ofendim, që u shërben si shembull trimërues dhe nxitës për “huliganët” që të këndojnë këngë horror për t’i çnjerëzuar shqiptarët. Kjo duhet shkarkuar nga çdo detyrë politike, si shembull për qetësimin e “huliganëve naiv dhe të pafajshëm”.
Nëse duhet falur “huliganëve”, nuk duhet falur ministrave ! Apo, ky shtet paskësh degraduar në atë derexhe sa që i barazon “huliganët e mëhallës me ministrat e shtetit!!! Nëse kjo mendësi paskësh metastazuar tërësisht Shtetin, atëherë, paskemi larë leshin e rahmetli Dajës Ali, i cili ishte më leshatak se Deshët e Isllam Qehasë!!!
Unë e kam një pyetje, tek ‘pehlivanët tanë deputetë’, se si ndjehen në Kuvendin Popullor, ashtu të dehumanizuar dhe të poshtëruar ? Nëse ua zbutë ndjesinë e dehumanizimit dhe të përbuzjes rroga prej 3000 eurosh, atëherë, le të vazhdojnë të heshtin si shurdhmemecë. Por, nëse kanë një çik njerëzillëk dhe nder, detyrim dhe përgjegjësi ndaj votuesve që ua mundësojnë atë rrogë të bollshme për të bërë agallëk dhe për të shikuar sehir se si i dehumanizojnë ata dhe familjet e tyre.
Hajde lëvizni bythët dhe kërkoni interpelacion për atë ministreshën hovardare dhe çallëmxhicë, Carovska për moszbatimin e Ligjit të Qeverisë, e jo për diçka tjetër. Kjo është detyra, puna dhe përgjegjësia e juaj në kuvend. Kësaj here – si kurrë më parë – jeni 32 (tridhjetë e dy) pehlivanë që bëni agallëk në klubin e përfaqësuesve të Kuvendit popullor. Hani, pini me bollëk, bare dergjeni se dergjeni nëpër salla dhe korridore të institucioneve, nisni më, vetëm ushtroni detyrat elementare që ju garanton dhe obligon kjo ‘Kushtetutë e cunguar dhe sakate’. Përndryshe, do ju mallkojnë gjithë ata fukarenj që i mashtruat – për të satën herë, me radhë – ua premtuat dhe zotuat se do t’i mbroni edhe një çik të dinjitetit dhe nderit të tyre të mbetur ende! Përndryshe, mendohuni mirë se mallkimi i tyre do jetë: u mbetshin në fyt ‘sharskapleskavicat’ dhe qebapët e Destanit.
P.S. Pastaj shtirreni sikur hidhëroheni kur dëgjoni nga bombat se, Kryeministri Zajev ju vlerëson se “nuk vleni as për pesë pare”.
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)