Tërmet në sistemin e drejtësisë. Të tilla do të ishin pasojat e një amnistie të mundshme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, thotë profesoresha Mirjana Najçevska. Sipas saj, falja aktualisht nuk është një opsion, sepse do të shpinte drejt mosndëshkimit për veprat. Ai thotë se më në fund duhet të fillojmë ndërtimin e një shteti ligjor dhe jo partiak.
Çdo formë faljeje çon në mosndëshkim dhe automatikisht është gjithmonë një goditje ndaj sistemit ligjor. Sidomos në një vend ku sundimi i ligjit nuk ka qëndruar ende në këmbë të forta, kjo zakonisht nënkupton një tërmet në sundimin e asaj të drejte dhe promovimin e mënyrës partiake, politike si primare në zgjidhjen e raporteve në shoqëri” – u shpreh Mirjana Najçevska – Instituti për hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike
Sipas Urania Pirovskës nga Komiteti i Helsinkit, fjalimi i kryeministrit Zaev nuk mund të interpretohet ndryshe, përveçse si një ofertë për amnisti për pjesëmarrësit në gjakderdhjen e së enjtes, që për të është diçka e papranueshme.
Qytetarët jetuan në një gjendje pasigurie ligjore për shumë vite, pikërisht për shkak të momentit të mosndëshkimit që na zvarritet ndër vite dhe sidomos kur është fjala për politikanët. Le të mos harrojmë se protestat e revolucionit laraman filluan pikërisht për shkak të amnistisë” – theksoi Urania Pirovska – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
Sipas Pirovskës e Najçevskës, BE-ja ka kërkuar nga Maqedonia të dënojë krimin. Amnistia sipas tyre nuk çon në forcimin e sundimit të ligjit./Alsat-m