Shkup, 6 shkurt – Nga burgu i Idrizovës deri tek gjykatat janë dërguar 200 lëndët e fundit, pas çka gjithsej deri më tani janë shqyrtuar 1400 kërkesa për amnisti. Gjykatat kanë afat ligjor prej 5 ditëve që nga pranimi i lëndës të prononcohen nëse i dënuari i plotëson kushtet të lirohet nga burgu.
Nga këto 400 të burgosur për 181 kontrollet kanë mbaruar dhe ata tashmë janë në liri. Amnistia e pjesërishme, do të thotë se të burgosurit do t’i shfuqizohet dënimi për atë vepër të cilën e parashikon ligji. Për veprat e tjera për të cilat është dënuar do të duhet ta mbajë dënimin deri në fund.
Sipas evidencës së deri tanishme, numri më i madh i atyre që do të mund t’i lëshojnë burgjet janë kategoritë e këtyre të dënuarve: Të dënuar për vjedhje, plaçkitje, armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me drogë.
Tani në Idrizovë ka rreth 1800 të burgosur, por numri çdo ditë ndryshon. Pritet që pas amnistisë numri të zvogëlohet në 1200. Për gjithsej 316 të burgosur, amnistia nuk vlen. Ata janë të dënuar për vrasje, pedofili, vepra penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, vepra kundër shtetit dhe vepra tjera të rënda duke përfshirë edhe dënimet burg të përjetshëm.
Alsat-M