Shkup, 20 nëntor 2018 – Qeveria në seancën e sotme të 104-ët solli mendim negativ për Propozim-ligjin për amnistimin e personave të dyshuar, të akuzuar dhe të gjykuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, i cili u dorëzua nga një grup deputetësh në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në seancën e sotme Qeveria solli miratim që Ministria e Drejtësisë ta dorëzojë Propozim – ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për gjykatat në Komisionin e Venecies, prej të cilit pritet të japë mendim për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara