Teheran, 30 prill – Irani fshehtas ka ekzekutuar dy minoren për shkak të më shumë akuzave për përdhunim, ka bërë të ditur Amnesti Interneshënëll (AI) duke e dënuar “mospërfilljen e tepruar të Iranit ndaj të drejtave ndërkombëtare të njeriut”, transmeton KOHA.
Familjarët Mehdi Sohrabifa dhe Amin Sedaghar kanë qenë të dënuar në “gjykim jo korrekt” dhe të enjten janë ekzekutuar në qytetin jugor Shiraz, ka bërë të ditur Organizata për të drejta të njeriut nga Londra.
Tinejxherët në trupat e tyre kanë pasur plagë të cilat tregojnë se kanë qenë të rrahur para së të ekzekutohen, thotë AI.
“Autoritetet iraniane edhe një herë treguan se janë të gatshëm të dërgojnë fëmijë drejt vdekjes duke shkelur të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Filip Luter, drejtor i AI-së për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore. Ai ka shtuar se të rinjtë nga viti 2017 janë mbajtur në shtëpi përmirësuese, ndërsa një ditë para kryerjes së dënimit më vdekje janë transferuar në burgun në Shiraz.
Familjet e tyre të mërkurën kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë, por nuk janë informuar për dënimet me vdekje.
Irani pas Kinës është ithtari më me ngulm i dënimit me vdekje, ndërsa paramendohet se në vit në vend kryhen mijëra zhdukje.
Mes vitit 1990 dhe 2018 Amnesti ka mbledhur informacione për 97 persona të humbur të cilët konsiderohen fëmijë.
Vitin e kaluar në Iran janë kryer 353 dënime me vdekje, qëndron në raportin vjetor të AI-së. (koha.mk)