Shkup, 9 janar – Reformat në media dhe përmbushja e standardeve të Bashkimit Evropian në fushën mediatike ishin temat kryesore të takimit të sotëm të udhëheqësisë së Asociacionit Maqedonas të Gazetarëve me udhëheqësinë e Agjencisë për Shërbime Mediatike dhe Audiovizuale, theksuan nga AMG-ja.
Theksuan se bashkëbiseduesit kanë konstatuar se nevojiten ndryshme ligjore shtesë dhe avancime në pajtim me praktikën evropiane.
“AMG dhe ASHMA në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me komunikim intensiv dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, kumtuan nga Asociacioni.
Në takim morën pjesë kryetarja e sekretarit të përgjithshëm të AMG-së, Ivona Talevska dhe Aleksandar Mihailllov, si dhe drejtori i ASHMA Zoran Trajçevski.