Shkup, 16 gusht – Vendi asnjëherë nuk ka qenë në një krizë më të madhe juridike si tash, kështu vlerëson në një analizë të tij Betim Ameti, asistent profesor i lëndëve civile dhe BE-së pranë fakultetit juridik.
Sipas tij, sistemi gjyqësorë është pothuajse plotësisht i korruptuar dhe si mision i pamundur shfaqet zgjidhja për brenda këtij sistemi.
“Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë në një krizë më të madhe juridike se kjo. Në një situatë kur, nga njëra anë gjyqësori i rregullt është pothuajse plotësisht i korruptuar, dhe nga ana tjetër, gjyqësori special (PPS) është absolutisht i korruptuar, zgjidhja e përbrenda sistemit juridik është mision i pamundur”, kështu shkruan Ameti.
Krijimi i një tribunali si shembull ai i Hagës ose të tjerë të gnjajshëm me një ekip nga profesionistë të huaj do të mund të kishte sukses pasiqë në të kundërtën gjërat dështojnë.
“Teorikisht, Maqedonia ka vetëm një shansë të fundit për të dalë nga kriza, dhe ai është përmes krijimit të një Tribunali (sipas shembullit të tribunalit të Hagës dhe shume tribunal tjere). Momenti më i rëndësishëm do të ishte që ky tibunal të ketë një ekip të përbërë vetëm nga profesionistë të huaj, dhe eventualisht të ketë edhe selinë e tij jashtë vendit, sepse gjithçka që prek RMV është e destinuar të dështojë”, vlerëson mes tjerave Ameti.