BEI Komunikacioni i Maqedonisë AMERIT i informon transportuesit të cilët transportojnë mall për Turqi me TIR karnet se prej sot detyrimisht duhet të parashtrojnë informacion, gjegjësisht paradeklarim elektronik TIR-EPD, para arritjes së automjetit në territorin doganor turk. Sipas njoftimit deri te AMERIT nga Unioni Ndërkombëtar për Transport Rrugor (IRU) dhe Dogana e Turqisë, kjo risi është për shkak ndryshimit të legjislacionit kombëtar turk dhe është i obligueshëm për të gjithë transportuesit të cilët udhëtojnë ose transitojnë nëpër Turqi.
“Paradeklarim elektronik duhet të dorëzohet deri te zyra doganore për hyrje në Turqi, ndërsa në të kundërtën TIR karneti nuk do të pranohet nga organet doganore turke. Nëse paradeklarata dorëzohet pas arritjes së automjetit në territorin doganor të Turqisë, kjo do të jetë lëndë e kontrollit në pajtim me analizat e rrezikut. Siç theksohet në shkrimin cirkular nga Dogana turke, do të aplikohen dënime për të gjithë transportuesit, të cilët do të arrijnë në kufi pa informacion të dorëzuar paraprakisht”, njoftoi BPI Komunikacioni i Maqedonisë – AMERIT, i cili është garant kombëtar i TIR sistemit në Republikën e Maqedonisë. I informojnë transportuesit rrugor të Maqedonisë të cilët janë TIR shfrytëzues se dërgesa e TIR-EPD është falas. Nëse nuk janë regjistruar në sistem, ose u nevojitet ndihmë gjatë dërgesës së TIR-EPD, të informojnë cilat ndërmarrje transportuese mund ta dërgojnë informacionin ose të paraqiten në numrin e telefonit 02 3298 967, lokal 106 dhe 108. Me TIR-EPD aplikimin mund të dërgojnë informacion para arritjes së automjetit në territoret doganore të: Austrisë, Afganistanit, Bjellorusisë, Belgjikës, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Estonisë, Finlandës, Francës, Gjeorgjisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Iranit, Italisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Moldavisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Rusisë, Serbisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Turqisë, Ukrainës, Uzbekistanit.