Uashington, 11 gusht – Administrata e Presidentit, Donald Tramp po e shqyrton mundësinë e ndalesës për hyrje në vend të shtetasve të SHBA-së dhe mbajtësve të kartave jeshile nëse ekzistojnë “dyshime të arsyeshme” se ata janë të infektuar me koronavirus ose sëmundje tjetër ngjitëse.
Informacioni për disa media u konfirmua mbrëmë nga një përfaqësues i lartë amerikan. Ai kumtoi se projekti është një akt normativ që ende nuk është harmonizuar përfundimisht dhe që mund të ndryshohet dhe se po punohet për t’i dhënë kompetenca kontrollit kufitar për t’i ndaluar njerëzit të hyjnë në vend nëse ekzistojnë “dyshime të arsyeshme” se ata janë të sëmurë nga koronavirusi ose të tjera sëmundje.
Supozohet që dokumenti për të cilin së pari raportoi mbrëmë “Nju Jork Tajms” do të publikohet nga Qendrat shtetërore për kontrollin dhe profilaksinë e sëmundjeve i cili luan një rol kryesor në përgjigjen ndaj pandemisë në SHBA.