[adning id="476476"]

Amerikanët myslimanë qe 20 vjet po luftojnë me paragjykime

32

Ndonëse dy dekada pas sulmit terrorist, amerikanët që i takojnë besimit mysliman vazhdojnë të përballen me fyerje dhe ofendime edhe sot, të cilat kanë ndikuar shumë në jetën e tyre

Amerikanët myslimanë të rritur nën hijen e 11 Shtatorit janë përballur me armiqësi dhe mbikëqyrje, mosbesim dhe dyshim. 20 vjet pas sulmeve terroriste, gjithashtu janë përballur me pyetje në lidhje me religjionin dhe dyshimet mbi amerikanizmin e tyre. Mirëpo myslimanët amerikanë kanë gjetur mënyra për të luftuar kundër paragjykimeve. Kjo pasojë ka motivuar njerëz si Shukri Olow të bëjnë atë që ajo po bën – të kandidojë në zgjedhje. E lindur në Somali, Olow iku nga lufta civile me familjen dhe jetoi në kampe refugjatësh në Kenia disa vjet, para se të shkonte në Shtetet e Bashkuara, kur ishte 10 vjeçe.

Përvojat nga ajo kohë gjithashtu i ndihmuan në formimin e identitetit. Ajo tani po kërkon një karrige si anëtare e këshillit në Kent, Washington.

“Si kandidate, veçanërisht si një person që duket qartë se është mysliman para kamerave, më duhet të jem e kujdesshme se si sillem, për shkak se e di se për disa njerëz do të jetë hera e parë që do të flasin apo do ta takojnë një mysliman”, ka thënë ajo. Në lagjen Kensington të New Yorkut, Shahana Hanif kujton se u quajt terroriste teksa po ecte në rrugë. Ishte viti 2001, vetëm disa javë pasi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë u shembën, Shahana Hanif dhe motra e saj më e vogël po ecnin drejt xhamisë lokale nga shtëpia e tyre në Brooklyn. Të pasigurta, të frikësuara, vajzat vrapuan. Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Hanif ka reflektuar për ndikimin që pati në vendimin e saj për të kandiduar në zgjedhje.

“Kjo gjë ndodhet ende në trupin tim. Është një traumë që e bart me vete. Dhe mendoj se të rinjtë që janë rritur apo u kujtohet shumë mirë 11 Shtatori, kanë nevojë për mbështetje”, ka shtuar ajo. Ndonëse dy dekada pas sulmit terrorist, amerikanët që i takojnë besimit mysliman vazhdojnë të përballen me fyerje dhe ofendime edhe sot, të cilat kanë ndikuar shumë në jetën e tyre.