Autoritetet ushtarake në SHBA, kanë sjell vendim që të ndalohet trajnimi i pilotëve turk të avionëve luftarak F-35. Gjithashtu pilotët duhet të lëshojnë SHBA-të deri më 32 korrik, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Vendimi është marrë pas bisedimeve mes Turqisë dhe SHBA-ve për të anuluar blerjen e sistemit raketor rus s-400.
Në bazën amerikane Luk për momentin janë në trajnim 4 pilotë turk dhe 20 teknikë. Sipas medieve amerikane, nuk përjashtohet mundësia që kjo masë të hiqet në rast se Ankaraja anulon blerjen e sistemit raketor rus s-400.