Historiani Jusuf Buxhovi kërkon ndihmë nga Amerika dhe Gjermania për ta mbrojtur pas deklaratave që i dha në një emision në Kosovë, për luftën e UÇK-së të cilën ai e quajti të papastër
Buxhovi në një shkrim në rrejtin social Facebook, ku ka cituar Agron Jahën, kërkon nga Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vëhen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj tij.
Buxhovi edhe më herët ishte akuzuar në disa qarqe publike se ka qenë edhe agjent i shërbimit sekret e njohur si Siguria Shtetërore me akroninet UDB.
Ky është shkrimi i tij në Facebook:
Nga Agron Jaha
Amerika, Bashkimi Evropian, dhe sidomos Gjermania duhet të vëhen publikisht në mbrojtje të mendimit të lirë dhe të ndërpriten menjëherë kërcënimet ndaj intelektualit erudit, prof. Jusuf Buxhovi t, të gjithë intelektualët e vërtetë shqiptar dhe evropian duhen të ngrejnë zërin e protestës kundër linçimeve dhe kërcënimeve serioze të cubave kundër personalitetit të prof. Buxhovit, për shkak të qëndrimeve të tija parimore dhe demokratike.
Prof. Buxhovi nuk ka probleme me të shkuarën e tij, ata, të cilët po shihet se kanë probleme serioze, ata duhet të disiplinohen përfundimisht nga forca e botës së qytetëruar dhe t mos lihet e ardhmja e Kosovës në mëshirën e një klase të shantazhuar dhe banditeske politike.
Edhe populli shqiptar, nëse ende është gjallë, duhet të vëhet në mbrojtje të profesorit, me këtë ju mbroni Kosovën dhe të ardhmen e juaj dhe të fëmijëve Tuaj. Pra, të solidarizohemi të gjithë me qëndrimet e drejta të Jusuf Buxhovit dhe në funksion të së mirës së përbashkët.
Ai më herët është akuzuar në disa qarqe publike se ka qenë edhe agjent i shërbimit sekret e njohur si Siguria Shtetërore me akroninet UDB.
Kujtojmë, që Buxhovi në Rubikon kishte thënë se UÇK-ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së.