Shkup, 14 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev është shprehur se ligji i amnistisë që tashmë është duke u debatuar, do të përfundojë deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme dhe me atë qartë do të definohet se çka do të thotë dhunë, të ngresh dorë, organizim dhe sulm ndaj Parlamentit. Dënime gjithsesi do të ketë , por do të ketë dallim mes vendimit gjyqësor dhe atij politik. “Qëllimi përfundimtar është të sjellë pajtimin dhe dhënien e dorës mes Parlamentit, por me një tendencë për të vazhduar atë në nivel vertikal, si në grupet e tifozëve në komuna dhe në mesin e të rinjve në parti”, tha Zaev. Përmes ligjit për amnisti do të dërgoj mesazh për dënime më të vogla dhe amnisti për të gjithë ata që nuk morën pjesë në dhunë dhe nuk ishin organizatorë. Zaev më tej shtoi se rëndësi ka që politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. (koha.mk)