Shkup, 29 tetor 2018 – Projekt-amendamentet për ndryshim të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, sipas marrëveshjes së Prespës, ndërsa të cilat në vete do t’i përmbajnë edhe kërkesat e tetë deputetëve të opozitës, të cilët i dhanë përkrahje fillimit të procesit për ndryshimet kushtetuese, në Kuvend duhet të arrijnë deri në fund të javës.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, pas takimit konsultues, të cilin së bashku me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska dhe shefin e Diplomacisë Nikolla Dimitrov e kishte me deputetët e opozitës, të cilët tashmë veprojnë si grup i pavarur i deputetëve.
Janë harmonizuar kahëzimet konkrete – pjesa për përforcimin e identitetit të Maqedonisë, garancioni se projekti do të shkojë deri në fund dhe nuk do të bllokohet sërish nga Greqia, përkatësisht se amendamentet kushtetuese do të hyjnë në fuqi me ratifikimin në Parlamentin grek dhe në pjesën e përdorimit të brendshëm të emrit të ri.
“Tani do t’i përpunojmë edhe para se t’i zyrtarizojmë përmes Parlamentit do t’i konsultojmë edhe njëherë, do t’i demonstrojmë në grupin e ri të deputetëve që të mund të japin konfirmim dhe presim deri në fund të javës së punës dhe do t’i formalizojmë deri te Parlamenti”, tha Zaev. Tema e dytë, për të cilën sot kanë biseduar Zaev, Deskoska dhe Dimitrov me deputetët opozitarë nga grupi i ri i deputetëve është krijimi i trupit koordinues që duhet të punojë në procesin e pajtimit në Republikën e Maqedonisë. Zaev sqaroi se trupi koordinues do të udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëse ai pranon,në të do të ketë tre anëtarë të grupit të ri të deputetëve, si dhe koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve në Parlament.
“Me formimin e trupit do të përpunohet e gjithë metodologjia, modalitetet, aspektet e vetë pajtimit kombëtar”, theksoi kryeministri.
Në trupin koordinues duhet të kyçen deputetët e të gjitha partive politike, tha Zaev dhe shtoi se atë duhet ta bëjë edhe VMRO-DPMNE, duke theksuar se nuk do të hyja në punët e brendshme të partisë. Në pyetjen nëse nevojitet konsultim me Qeverinë greke, Zaev tha se atë nuk e parashikon marrëveshja e Prespës, por në frymën e të dakorduarës kur do të definohet gjithçka do të konsultohet edhe pala greke.
“Më vjen mirë që përveç shumicës parlamentare edhe një pjesë e opozitës është e vetëdijshme për këtë aspekt. besoj se do t’i gjejmë mekanizmat më të mirë që këtë ta vendosim në tekst, i cili realisht ka qenë i zbatueshëm, por edhe i cili do t’i plotësonte kërkesat e këtij grupi të deputetëve prej tetë deputetëve, por nuk do të ishin problematike për palën greke. Unë gjithsesi pres kur do t’i përfundojmë draft-amendamentet të kyçen edhe ata deputetë nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët deri më tani nuk janë kyçur në pjesën e procesit të votimit për hapjen e nevojës për ndryshimin e Kushtetutës. Mbes me dëshirë që numri të jetë jo 120 por 110”, theksoi kryeministri.
Për LSDM-në, thotë Zaev, propozim-ligji për amnisti është i papranueshëm. Ai shtoi se pasi do të formohet trupi kombëtar për pajtim në të duhet të gjenden mekanizma për pajtim. “Procesi filloi në Maqedoni dhe për këtë e formojmë këtë trup, këtu në kuadër të mosndikimit ndaj sistemit juridik, në të do të gjejmë mekanizmat se si këtë ta arrijmë, ndërsa mënyra e tillë e post festum, pasi gjithçka u zgjidh të vendosen zgjidhje të tilla absolutisht do të devalvojë gjithë sistemin juridik”, shtoi ai.
Porositi se koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së do të ketë mundësi në atë trup që t’i paraqesë të gjitha aspektet e pajtimit. Deputeti Zeqir Ramçilloviq pas takimit konfirmoi se është biseduar për kërkesat të cilat i drejtoi ky grup parlamentar pas mbështetjes në hapjen e procesit për ndryshime kushtetuese. Propozimet tona në pjesën më të madhe, tha ai, për Qeverinë janë të pranueshme dhe prej atje premtuan se do t’i vendosin në draft-amendamente. Pastaj, shtoi Ramçilloviq duhet t’i dërgojnë deri te ne dhe të shohim se a është bërë kjo. Sipas tij me votimin “për” fillimin e ndryshimeve kushtetuese ai nuk kishte heq dorë nga qëndrimi i Shoqatës për bashkim kulturor të boshnjakëve – AVAZ se do ta respektojë vullnetin e shumicës nga populli i Maqedonisë në lidhje me këtë çështje. Referendumi, potencon ai, përfundoi ashtu siç përfundoi, ndërsa procesi u transferua në Kuvendin e Maqedonisë. Këtu pjesa më e madhe e deputetëve të Maqedonisë votuan “për” dhe për këtë tha, mendoj se nuk hoqa dorë nga ai qëndrim.
Ai thotë se së shpejti do të dorëzojnë iniciativë për trupin koordinator për pajtim, i cili, siç thotë, do t’i shqyrtojë të gjitha iniciativat të cilat do të arrijnë deri te ai, ndërsa mund të kontribuojnë për pajtimin thelbësor në të gjitha bazat e shoqërinë sonë