Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore ka dërguar letër të hapur deri te Kryeministrja e Republikës Serbe, Zheljka Cvijanoviq, në mënyrë që të zbardhet rasti i sulmit të gazetarit të BN Televizionit, Vlladimir Kovaçeviq. Në letrën e hapur, drejtuar kryeministres Cvijanoviq, mes tjerash thuhet:
E nderuara, zonja Cvijanoviq,
Ju drejtohemi Juve me kërkesën për të bërë gjithçka të mundur në fuqinë tuaj që urgjentisht të zbardhet rasti i rrahjes së gazetarit të BN televizionit Vlladimir Kovaçeviq. Si kryeministre jeni e detyruar që të përdorni të gjitha mekanizmat në dispozicion për të siguruar zbulimin e autorëve dhe urdhëruesve të mundshëm të sulmit të tmerrshëm ndaj gazetarit Kovaçeviq.
Çdo sulm ndaj mediave ose gazetarëve është akti më i keq barbar, që është për t’u gjykuar dhe se dëmton themelet e demokracisë në secilën shoqëri. Për këtë arsye, institucionet të cilat merren me zbulimin e veprave penale janë të detyruar që me vëmendje të veçantë dhe efikasitet të lartë t’i qasen zbardhjes së rasteve të këtilla, në mënyrë që tu dërgohet porosi të qartë për të gjithë se sulmet ndaj mediave ose gazetarëve nuk tolerohen.
Për shkak të kësaj detyroheni që të përdorni autoritetin tuaj institucional dhe që si kryeministre e Qeverisë të detyroni organet e prokurorisë të veprojnë urgjentisht, thellësisht dhe në mënyrë efikase, në mënyrë që të zbulohen të gjithë aktorët e këtij sulmi të tmerrshëm dhe të sillen para drejtësisë në kuadër të procedurave ligjore.
Sulmi me shufra metali ndaj Vlladimir Kovaçeviqit është sulm ndaj demokracisë dhe lirisë së shprehjes, ashtu që dëshirojmë të besojmë që këtij rasti t’i jepni përparësi dhe se përmes zbardhjes së plotë të rastit do të dërgoni porosi të qartë se sulmi ndaj gazetarëve nuk do të tolerohet. Vetëm në këtë mënyrë institucionet e sistemit do të dëshmojnë se ekziston vullnet politik që të mbrohen gazetarët dhe mediat, gjegjësisht liria e shprehjes që është bazë e çdo shoqërie demokratike.