Podgoricë, 3 maj – Asociacioni i Mediave të Europës Juglindore i ka dërguar sot, me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave, letër të hapur, nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Vuk Maraš, kryetarit të Këshillit të Europës, Donald Trusk, kryetarit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani dhe atij të Komisionit Europian, Zhan Klod Juknker, të cilëve iu kërkohet ngritjen e një Trupi ad-hoc punues ekspertësh në Bashkimin Europian që në mënyrë të vazhdueshme do të ndiqte gjendjen e lirisë së mediave në vendet e Ballkanit Perendimor.
Një trupë e tillë punuese, formimin e të cilit e propozon Asociacioni i Mediave të Europës Juglindore, do të ndiqte segmentet qenësore në fushën e lirisë së mediave – ndriçimin e rasteve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, presionet e ndryshme politike e administrative mbi mediat si dhe ndihmën shtëtërore përmes financimit të hapur dhe të fshehtë të mediave të caktuara private nga fondet publike, që e cënojnë tregun mediatik dhe krijojnë kushte të pavolitshme për punën e mediave të pavarura dhe profesionale.
Për shkak të faktit se vetë Bashkimi Europian ka identifikuar mangësi të shumta në fushën e lirisë së mediave në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, si një prej problemeve thelbësore, Asociacioni i Mediave të Europës Juglindore i është drejtuar drejtuesve të tri institucioneve të rëndësishme – Këshillit të Europës, Parlasmentrit Europian dhe Komisionit Europian, nga të cilët ka kërkuar ndërmarrjen e hapave konkret në nivel të BE-së.
Ua kemi bërë të ditur njerëzve kryesor të BE-së, se raportet e tyre mbi përparimin e vendeve të rajonit, janë të një rëndësie të posaçme për vlerësimin e progresit të të gjitha vendeve në fushën e lirisë së mediave. Megjithatë konsiderojmë se duhet shkuar edhe një hap para, duke ngritur trupë profesionale që do të ndiqte në mënyrë të vazhdueshme situatën në fushën e lirisë së mediave në Ballkanin Perendimor, e që do të ishte në gjendje të reagonte sa herë që do të paraqitej rasti, pa patur nevojë të pritet që të publikohen raporte formale e joformale.
Duam të besojmë që zotërinjtë Tusk, Tajani dhe Junker do të kenë mirëkuptim për këtë iniciativë të Asociacionit të Mediave të Europës Juglindore dhe se personalisht do të angazhohen për forcimin edhe më të madh të kornizave institucionale për monitorimin e lirisë së mediave në EJL dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë që në të gjitha vendet e rajonit të krijohen kushtet për punë të papengueshme të mediave të lira, të pavarura dhe profesionale, thuhet midis tjerash në letrën e Asociacionit të Mediave të Europës Juglindore./ Koha.mk