Asociacioni i mediave të Evropës Juglindore (AMEJL) ashpër dënon arrestimin redaktores së FOS Media Angjela Gjikanoviq dhe kërkon nga institucionet malaziase që mënjeherë të lirohet, transmeton gazeta Koha.
“Pa dashur që të futemi në përmbajtjen e tekstit kontestues, ajo nuk mund të jetë shkak për arrestimin e një gazetari apo redaktori.
Institucionet malazeze të sistemit kanë një numër mekanizmash në dispozicion të tyre, në përputhje me rregulloret ekzistuese pozitive, për të kërkuar përgjegjshmëri për çdo tekst për të cilin ata besojnë se janë të pasaktë – nga paditë deri te procedimet para rregullatorit. Fakti që këto procedura janë joefektive, si në zgjidhjet ekzistuese ashtu edhe në zgjidhjet e reja ligjore të ardhshme, është përgjegjësia e vetme e atyre institucioneve që krijuan këtë sistem”, thuhet në reagimin e AMEJ. (koha.mk)