Shkup, 3 maj – Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, në kulm të pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi, mediat edhe një herë kanë treguar se janë aktorë kryesorë në shoqëri dhe se luajnë një ndër rolet më të rëndësishme. Krahas kësaj i edukojnë qytetarët, përpiqen secilin prej tyre ta mbrojnë me rreziku më i madh shëndetësor në historinë moderne, përmes njoftimit me kohë dhe saktë, njëkohësisht mediat e ruajnë demokracinë në momentin kur të drejtat e njeriut shumica e njerëzve në planet në ndonjë masë i kanë të kufizuara.
Këtë e theksuan sot nga Asociacioni Mediatik i Evropës Juglindore (AMEJ), duke theksuar se mediat në kohë krize kanë treguar se janë kanal më i rëndësishëm për komunikim me qytetarët dhe se për ta nevojitet që të sigurohet mbështesë financiare shtesë nga të gjitha qeveritë në rajon.
AMEJ u bën thirrje të gjitha qeverive të rajonit krahas atyre ekzistuese, urgjentisht të sigurojnë edhe forma dhe fonde shtesë për mbështetjen e të gjitha mediave, me qëllim që të sigurohet në kushte të krizës mediat në vëllim të plotë të mund ta kryejnë funksionin e vet dhe rregullisht t’i informojnë qytetarët e tyre.