Shkup, 29 mars – Deputeti Amdi Bajram, në seancën e sotme kuvendare për pyetje deputetësh i ka pyetur anëtarët e Qeverisë në lidhje më furnizimin me ilaçe dhe punësimet e romëve në MPB dhe Kabinetin e kryeministrit, raporton Koha.
Ai e pyeti Zaevin se a ka menduar të punësojë këshilltar nga nacionaliteti rom në Kabinetin e tij.
Zaev u përgjigj se gjatë prillit ka ndërmend ta plotësoj vendin e zbrazur – Këshilltar për çështje rome.
“Unë njoh shumë rom kualitativ dhe besoj se do të motivohen dhe konkurrojnë. Shpresoj në kuadro kualitative, që të munden romët të luftojnë për çështjet e tyre”, u përgjigj Zaev.