Shkup, 21 shtator – Ndonëse vite me radhë premtohet përmirësimi i sistemin shëndetësor në burgun Idrizovës, ky burg edhe më tutje mbetet jashtë standardeve ndërkombëtar të dhënies së ndihmës së parë. Kaosin dhe mungesën e kushteve elementare shëndetësor në Idrizovë nuk e mohoi as Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, i cili gjatë dhënies së raportit për 100 ditët e parë të punës së tij, theksoi se në bashkëpunim me Qeverinë dhe Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, do të ndërmerren masa të duhur për zgjedhin e këtij problemi jetësor për të ardhmen e të burgosurve. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetës KOHA, përmirësimi i sistemit shëndetësor në burgun e Idrizovës pritet të zgjidhet me ndërtimin e një ambulance në afërsi të burgut, e cila njëkohësisht do t’ju shërbej edhe banorëve të fshatit Idrizovës, po edhe të burgosurve që e vuajnë dënimin me burg. Përfshirjen e sistemit shëndetësor të burgjeve në sistemin publik shëndetësor po thuajse në çdo raport vjetor e potencon edhe Avokati i Popullit. (koha.mk)